Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
Sports
TV & Film
Technology
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts116/v4/90/c5/61/90c5610e-6325-c0d2-a0ae-0f4af2da78ba/mza_1231433748574047627.png/600x600bb.jpg
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
50 episodes
4 months ago
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
RSS
All content for Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app is the property of bibla.al and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
Show more...
How To
Education,
Religion & Spirituality,
Christianity,
History
http://bibla.al/wp-content/uploads/2023/03/bibla.al_.png
Zanafilla 36
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
3 years ago
Zanafilla 36
Pasardhësit e Esaut
1 Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom: 2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesënt e Cibeon Hivitit 3 dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit. 4 Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin. 5 Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.
6 Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit. 7 Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive. 8 Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.
9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit. 10 Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij. 11 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi. 12 Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13 Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 14 Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.
Prijësit e Edomit
15 Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz, 16 prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës. 17 Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 18 Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut. 19 Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.
20 Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut, 21 Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit. 22 Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna. 23 Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami. 24 Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit. 25 Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut. 26 Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani. 27 Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani. 28 Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani. 29 Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah, 30 prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.
31 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret: 32 Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 33 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 34 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve. 35 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 37 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit. 38 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 39 Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë,
Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio