
Në episodin e gjashtë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Vigan Behlulin.
Vigani është specialist i licensuar i psikologjisë klinike në Prishtinë, me përvojë disa-vjeçare në punë psikoterapeutike me popullatë klinike dhe sub-klinike, kryesisht të rinisë së hershme dhe moshave të mesme. Angazhimi i tij profesional kryesisht është i përqendruar me persona që ballafaqohen me ankth dhe humor të ulur.
Sot do të flasim rreth disa koncepteve të Acceptance & Commitment Therapy (ACT), si pranimi i mendimeve, ndjenjave, përvojave, etj. Gjithashtu do të flasim rreth përkushtimit ndaj vlerave, dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme në përputhje me vlerat tona.
Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip