
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Kosovare Bunjakun. Ajo ka mbaruar studimet për psikologji, dhe gjithashtu ushtron profesionin e saj si psikologe në Prishtinë.
Sot do të flasim rreth dallimit midis OCD dhe Perfeksionizmit, portretizimin e OCD nëpër filmat "TOC TOC" dhe "Overlove", ballafaqimin e mendimeve intrusive dhe disa këshilla si të jemi dëgjues më të mirë për të tjerët.
Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip