
Në këtë episod të “What You(th) Doing?” titulluar Ëndërrimtarët e Gjelbër do të kemi si tematikë aktivizmin për klimën dhe lidhjen e ngushtë të këtij të fundit me përfshirjen rinore. Sa e përfshirë është rinia shqiptare? Pse i druhemi aktivizmit? Çfarë do të thotë të jesh një aktivist klime dhe me çfarë betejash përballen ata? Për t'iu përgjigjur pyetjeve tona dhe tuaja mbi këtë tematikë kaq aktuale dhe alarmante UNYAA ka ftuar Rea Nepravishtën. Rea aktualisht po punon me Fondin Mbarë Botëror për Natyrën mbi programin e mbrojtjes së lumenjve kundër ndërtimit të HEC-eve, si dhe është pjesë e një kolektivi që fokusohet në kërkimin mbi feminizmin dhe çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri. Biseda me të do tju informojë, “hapë sytë” e me anë të eksperiencës së saj do të hidhet dritë mbi çështjet e aktivizmit klimatik. Ndiqeni tani!