Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Society & Culture
Business
TV & Film
History
Technology
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts126/v4/2c/b3/b7/2cb3b739-6b12-8225-f394-601fd054d854/mza_3046876792213794521.jpg/600x600bb.jpg
ELEFANTI NË DHOMË
A2 CNN
85 episodes
5 days ago
Një program bashkëkohor ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re. Nga Ervin Qafmolla, A2 CNN
Show more...
Society & Culture
RSS
All content for ELEFANTI NË DHOMË is the property of A2 CNN and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Një program bashkëkohor ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re. Nga Ervin Qafmolla, A2 CNN
Show more...
Society & Culture
Episodes (20/85)
ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #83 Ron Gjura: Rruga e mundimshme drejt përmbushjes dhe qejfit

Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë.

ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
5 days ago
43 minutes 52 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #82 Marenglen Kasmi: Tallja me partizanët dhe rehabilitimi i fashistëve shqiptarë

Historiani Marenglen Kasmi analizon shpërfilljen dhe baltosjen e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare si një mënyrë për të varrosur mëkatet e të parëve, por dhesi orvatje e fshehtë për të rehabilituar dhe normalizuar fashizmin dhe nazizmin.

Episodi #82 iELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
1 week ago
1 hour 13 minutes 21 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #81 Kristiana Storlie: Gratë që udhëheqin kisha & paradoksi i krishtërimit zionist

Kristiana Storlie, bashkëdrejtuese e një kishe ungjillore në Korçë, flet për rolin egrave në drejtimin e shërbesave dhe mësimdhënien fetare në krishtërim. Gjithashtu, ajo analizon “krishtërimin zionist” duke hedhur dritë mbi keqkuptimet themelore që i shtyjnë disa besimtarë drejt këtij gabimi dogmatik. Duke vënë theksin te detyrat e të krishterëve shqiptarë, ajo thekson vëmendjen ndaj padrejtësive sociale, pabarazisë dhe kujdesin ndaj të pambrojturve.

Episodi #81 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
2 weeks ago
49 minutes 11 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #80 Levjo Çibuku: Dashuria që të rrit dhe thikat që të mprehin

Levjo Çibuku, kuzhinier, inxhinier informatike, bukëpjekës dhe mjeshtër i mprehjes japoneze (Togishi - 研ぎ師) tregon një aventurë unike dashurie, ku besimi dhe vetëmohimi janë udhëshënuesët e arritjeve të vogla dhe atyre të mëdha.


Episodi 80 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën ora 18:30, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
3 weeks ago
51 minutes 57 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #79: Justinian Topulli: Selefizmi, Sufizmi dhe kapja e Komunitetit Mysliman

Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Hoxhë Justinian Topulli, teolog dhe sociolog, shpjegon dallimet, ndasitë dhe përplasjet teologjike brenda Islamit. Ai gjithashtu, hedh dritë mbi situatën në vend dhe bunkerin alegorik të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.Episodi #79 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts, të dielën ora 19:00.

Show more...
1 month ago
48 minutes 40 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #78: Sofokli Cali: Aventura e një barmani në garë për çmimin e parë

Sofokli Cali, sipërmarrës, barman dhe mjeshtër i koktejeve, shpjegon përmblimet e mëdha dhe të paparashikueshme që sjellin pasioni dhe guximi për të ëndërruar pa ndalim.


Episodi 78 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
1 month ago
1 hour 15 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #77 Redin Muçaj: Çfarë fshihet pas ndalimit të monopatinave elektrike?

Redin Muçaj, sipërmarrës në sektorin e mikromobilitetit (ku bëjnë pjesë edhe monopatinat elektrike), flet për paligjshmërinë e vendimit për ndalimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve të transportit, si edhe për hapat që mund të ndërmerren për ta përmirësuar këtë sektor.Gjatë bisedës analizohen edhe masa të tjera që duket sikur synojnë pengimin e transportit elektrik në favor të mjeteve me djegie të brendshme dhe të industrisë së karburanteve.Episodi #77 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
2 months ago
50 minutes 23 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #76 Aredi Sado: Investimet si bixhoz dhe narkomanët e adrenalinës

Aredi Sado, konsulent biznesi veteran, flet për praktikat e prapambetura të shumë sipërmarrësve shqiptarë, që të nxitur nga 'ethet e bixhozit', edhe vendime jetike i marrin me instinkt në vend të një analize normale.


Gjithashtu, Sado diskuton edhe strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila po shkon drejt një varësie thuajse të plotë ndaj turizmit.


Episodi #76 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

Show more...
2 months ago
51 minutes 8 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #75 Dhimitër Qosja: Besimi në Veprim – Përtej Lutjes dhe Ritualeve

Teologu orthodoks Dhimitër Qosja, pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, flet për rolin e besimtarëve si ndryshues dhe përmirësues të botës – diçka që shkon përtej lutjeve dhe ritualeve fetare, duke e shpalosur besimin si një frymë e gjallë në sferën tokësore.


Gjithashtu, ai reflekton mbi padrejtësitë në botë dhe humbjen e kuptimit të dimensionit hyjnor-njerëzor si pasojë e lakmisë dhe shpërfilljes së shpirtërores nga disa prej ideologjive në fuqi.

E megjithatë – vëren Qosja – këto nuk arritën të krijojnë asnjë parajsë artificiale, pavarësisht predikimeve të dishepujve të materializmit.


Show more...
2 months ago
50 minutes 28 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #74 Redi Muçi: Lëvizja Bashkë hyri në Kuvendin e Shqipërisë. Po tani?

Redi Muçi, deputet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë nga Lëvizja Bashkë, flet për synimet, pritshmëritë, abuzimet në inforimin publik dhe vijat e kuqe të aktivitetit parlamentar dhe aktivizmit qytetar.


Episodi #74 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts, të dielën, ora 19:00.

Show more...
2 months ago
55 minutes 5 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #73 Ervin Koçi: Kolapsi moral i shoqërisë civile shqiptare

Gazetari Ervin Koçi analizon dorëzimin e shoqërisë shqiptare përballë të keqes dhe humbjen e besimit dhe fuqisë reaguese, që nga shoqëria civile si koncept më i gjerë qytetar e deri te veprimtaria dhe demokracia e brendshme e OJQ-ve

Show more...
2 months ago
40 minutes 59 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #72 Doan Dani: Shpikja e identitetit të shqiptarit modern

Imagjinata rreth Historisë së Shqipërisë dhe ndjekja e miteve në vend të fakteve qëndron në thelb të kësaj bisede me Doan Danin, historian, autor dhe kërkues shkencor në Universitetin e Montrealit. Dani shpjegon sesi ideologjia dhe impulset nacionaliste kanë shpikur një histori të romantizuar të shqiptarëve, duke sakrifikuar të vërtetën për hir të dëshirave.

Show more...
3 months ago
41 minutes 26 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #71 Shkodra Elektronike: Zjarri krijues i një ëndrre muzikore

Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji flasin për gërshetimin e muzave krijuese, për projektet e reja në horizont, për vendosmërinë, modestinë dhe sakrificën në përmbushjen e një qëllimi artistik, si edhe për guximin e domosdoshëm që brezat e rinj të muzikantëve shqiptarë duhet të kenë nëse duan që jetën e tyre t’ia përkushtojnë muzikës.

Show more...
4 months ago
1 hour 5 minutes 50 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #70 Ditmir Bushati: Shqipëria e Ëndrrave Tona

Ditmir Bushati, politikan dhe ekspert me përvojë shumëdimensionale në diplomaci dhe në integrimin europian, gjithashtu, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, diskuton mbi anomalitë dhe rreziqet rreth politikëbërjes së vendit si dhe për hapat e domosdoshëm drejt një të ardhmeje, në mos ideale, të paktën normale dhe të dinjitetshme.

Show more...
4 months ago
1 hour 23 minutes 57 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #69 Silvio Gonzato: Në Kërkim të Europës

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, flet për idealet që mbajnë gjallë projektin europian në një botë që ndryshon me shpejtësi, si edhe për rrugën sfiduese të Shqipërisë drejt anëtarësimit — nga domosdoshmëria e pashmangshme e Reformës në Drejtësi te nevoja për më shumë progres dhe llogaridhënie.

Show more...
5 months ago
48 minutes 39 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #68: Drini Imami: Spiralja e gremisjes së bujqësisë dhe prodhimit

Drini Imami, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ekspert i ekonomisë dhe i zhvillimit rural, paralajmëron për rrugën drejt tatëpjetës që kanë marrë fshati shqiptar dhe prodhimi vendas – diçka që shoqërohet edhe me rreziqe serioze rreth sigurimit të ushqimit dhe shëndetit publik në Shqipëri.

Show more...
5 months ago
1 hour 2 minutes

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #67 Neritan Sejamini: Revolucioni i kriminelëve shqiptarë në biznesin e kokainës

Neritan Sejamini, analist i politikave publike dhe autor i emisionit "Thjesht" në A2 CNN, shpjegon ngritjen dhe fuqinë ndërkombëtare të strukturave kriminale shqiptare, teksa paralajmëron për pushtimin e vendit nga pushteti i kokainës.


Show more...
5 months ago
44 minutes 50 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #66 Olindo Shehu: Cilësitë dhe gabimet që përcaktojnë një lider

Olindo Shehu, Zëvendës CEO i Deloitte për Europën Qendrore flet për cilësitë, zgjedhjet e vështira dhe vendimet e guximshme që përcaktojnë rrugën e një udhëheqësi.Gjithashtu, ai vë në dukje edhe disa nga gabimet dhe mëkatet më të mëdha të cilat e pengojnë një drejtues që të bëhet lider i vërtetë.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Web: https://www.a2cnn.comApp: https://www.a2cnn.com/appFacebook: / a2cnnInstagram: / a2cnnTwitter: / a2_news#ErvinQafmolla #ElefantineDhome #A2CNN #Shqipëri

Show more...
6 months ago
57 minutes 55 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #63 Vincenzo Giannattasio: Rastësia që e bëri shqiptar & vokacionet që na zgjedhin

Vincenzo Giannattasio, strategjist i dizajnit, ekspert marketingu dhe DJ – i njohur në rrethet intelektuale-alternative të Tiranës me emrin e luftës "Truman" – tregon sesi u bë qytetar i Tiranës prej 15 vjetësh dhe praktikisht gjysmë-shqiptar.

Show more...
6 months ago
42 minutes 4 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
ELEFANTI NË DHOMË #64 Ervin Goci: Gabimet e partive të reja dhe rizgjimi i shoqërisë civile

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci reflekton mbi arsyet dhe pasojat e fitores së madhe të Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare, për rolin e shoqërisë civile shqiptare, e cila duket sikur më së shumti e ka humbur busullën, si dhe për të nesërmen jetike të partive të reja.

Show more...
6 months ago
1 hour 6 minutes 15 seconds

ELEFANTI NË DHOMË
Një program bashkëkohor ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re. Nga Ervin Qafmolla, A2 CNN