Home
Categories
EXPLORE
True Crime
Comedy
Business
Sports
Society & Culture
Health & Fitness
TV & Film
About Us
Contact Us
Copyright
© 2024 PodJoint
00:00 / 00:00
Sign in

or

Don't have an account?
Sign up
Forgot password
https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Podcasts125/v4/27/a5/cd/27a5cdbf-b5f2-aaa3-4366-2db5484feaeb/mza_9004121569225928383.jpg/600x600bb.jpg
Shokët Bëjnë Muhabet
Tripika
25 episodes
3 weeks ago
Podcasti nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme dhe shtjellojme tema aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.
Show more...
Society & Culture
RSS
All content for Shokët Bëjnë Muhabet is the property of Tripika and is served directly from their servers with no modification, redirects, or rehosting. The podcast is not affiliated with or endorsed by Podjoint in any way.
Podcasti nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme dhe shtjellojme tema aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.
Show more...
Society & Culture
Episodes (20/25)
Shokët Bëjnë Muhabet
#25 - Haveit
Haveit është një kolektiv arti i krijuar nga dy çifte motrash (Alketa Sylaj & Lola Sylaj, Hana Qena & Vesa Qena) të cilat paraqesin sfidat e tyre në një shoqni patriarkale. Në vitet e fundit, Haveit kanë bërë një seri performancash publike në Kosovë dhe rajon, në ballafaqim të tabuve si dhuna në familje, identiteti gjinor dhe dhunimet e luftës.
Show more...
4 years ago
1 hour 26 minutes 35 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#24 - Bind Skeja
Bindi është psikolog dhe themelues i "Linja e Jetës" e cila është linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjes. Me Bindin bisedojmë për ndikimin e rrjeteve sociale në psikologjinë njerëzore, ndikimin e dhunës në familje, stigmën ndaj vetvrasjës në shoqërinë Kosovare dhe shumë tema tjera.
Show more...
4 years ago
1 hour 40 minutes 52 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#23 - Arvan Berisha
Arvani është dizajner, ilustrues dhe animator shumë kreativ i cili gjithashtu jep mësim në Akademinë e Animacionit, ku i mëson të rinjtë për animacion.
Show more...
5 years ago
2 hours 10 minutes 18 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#22 - Veton Nurkullari dhe Eroll Bilibani flasin për DokuFest
Ju sjellim një epizodë pak më të veçantë me dy prej drejtuesëve të festivalit DokuFest, me të cilët flasim për tranzicionin e festivalit në formë plotësisht digjitale këtë vit, si dhe për tema tjera të ndryshme lidhur me gjendjen e industrisë së filmit në Kosovë.
Show more...
5 years ago
1 hour 16 minutes 55 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#21 - Grupi i artistëve, hulumtuesëve dhe kuratorëve të pavarur
Në këtë episodë folëm me Donjetë Muratin, Erëmirë Krasniqin dhe Dardan Zhegrovën në lidhje me fondin emergjent për kulturë i cili ende nuk është shpërndarë nga Ministria e Kulturës.
Show more...
5 years ago
1 hour 19 minutes 57 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#20 - Doriana Musai flet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë
Doriana dhe një grup i artistëve dhe aktivistëve me vite u munduan ta mbrojnë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shebja tinëzake e Teatrit ishte e mundur vetëm duke e përdorur rastin e pandemisë si pretekst. Në këtë epizodë të inçizuar para pandemisë, Doriana tregon çfarë kuptimi të thellë artistik dhe historik ka teatri dhe pse duhet të ruhet. Përveç asaj, flasim se si arsyet e shembjes së teatrit janë të pakuptimta dhe me qëllime të rreme.
Show more...
5 years ago
1 hour 13 minutes 14 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#19 - Ardian Tola flet për Bitcoin
Ardiani është ndërmarrës i cili jeton dhe vepron ne SHBA. Në vitet e fundita ai është fokusuar ne protokollin e Bitcoin, dhe në këtë epizodë ne bisedojmë se si Bitcoini mund ta transformojne plotësisht shoqërinë njerëzore. Përveç kësaj, hyjmë edhe në disa tema filozofike dhe analiza të situatës shpirtërore dhe filozofike në Botën Perëndimore.
Show more...
5 years ago
2 hours 28 minutes 30 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#18 - Bajram ‘Kafu’ Kinolli flet per atësi, art, dhe diskriminim
Bajram ‘Kafu’ Kinolli është vokalist dhe kantautor nga Kosova. Ai rrjedh nga një familje tradicionale roma me histori të gjatë të muzikantëve dhe interpretuesve. Ai udhëheq grupin ‘Gipsy Groove’, një bend që gërsheton muzikën e Ballkanit me reggae, jazz dhe funk, me qëllim theksimin e rolit të muzikës në procesin e ndërtimit të paqes. Si aktivisit I drejtave të njeriut, ai ka punuar për disa OJQ në Kosove dhe rajon.
Show more...
5 years ago
2 hours 29 minutes 6 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#17 - COVID-19, Vlerësim i situatës, rrezikut dhe zgjidhjeve
Nuk kemi mysafir kesaj rradhe, por e kemi pergaditur nje epizode te vecante per disa nga aspektet me te thella te situates me COVID-19. Materiali ne kete epizode eshte perkthim i nje podcasti origjinal nga kanali Rebel Wisdom ne YouTube, ku shpesh hapen tema per egzistencen dhe lidhjen me te thelle njerezore. Daniel Schmachtenberger është studiues i sistemeve komplekse njerëzore, prej aspektit biologjik në ate social. Ai është bashkëthemelues i Neurohacker Collective, ku edhe ka rolin e Drejtorit të Hulumtimit. David Fuller është gazetar, filmograf, dhe shkrimtar i cili ka fokus në jetën e thellë të brendshme dhe sociale. Ai është bashkëthemelues i Rebel Wisdom, një platforme multidisciplinare për ngritje njerëzore. https://www.youtube.com/watch?v=DJnbQTG12eg
Show more...
5 years ago
1 hour 22 minutes 21 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#16 - Ardian (FuGaa) Kurtolli flet për videolojna, e-zines dhe marketing
FuGaa është artist, marketer, dhe gamer i flaktë. Në podcast flasim si ai i kombinoi këto pasione në rininë e tij të paraluftës dhe pasluftës si një nga pionerët e parë të e-sports në Kosovë. Jepjani një ndëgjim! Nëse doni ta përkrahni podcastin tonë, mënyra më e mirë është duke e shpërndarë dhe duke i treguar shokëve tuaj për ne.
Show more...
5 years ago
1 hour 49 minutes 12 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#15 - Fitore Berisha flet për Astrit Deharin, rolin e artit në terapi, dhe Budizmin
Kishim nderin me pase Fitore Berisha ne studio. Fitorja eshte artiste vizuele e cila e studioj pikturen ne kohen e edukimit paralel ne vitet e 90-ta. Ajo u zhvendos ne Islande ne vitin 2006, por u rikthye ne Kosove me ekspozita dhe pune tjera pas 10 viteve, ne 2016. Me Fitoren folem per muralin e saj te Astrit Deharit ne rrugen Rexhep Luci, dhe per ekspoziten e saj te fundit ne muzeun kombetar. Folem edhe per krijimin e komuniteteve artistike dhe jo-artistike ne Kosove, per rolin e artit si terapi, dhe per Budizmin, dhe ndikimin e tij ne shendetin mendor.
Show more...
5 years ago
1 hour 52 minutes 43 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#14 - Drini Meka flet për muzikë, bendet e paraluftës dhe trashegiminë mes gjeneratave
Kemi kënaqësinë me e prezantu epizodën e rradhës me artistin Drini Meka, i cili e themeloj bendin ‘Sansara’ në vitin 1996. Biseda ishte shumë informative dhe Drini shpalosi analizë të thellë të industrisë së muzikës në Kosovë. Ai shtjelloj mundësitë e stagnimit të saj të deritashëm, dhe mundësitë për përmirësim dhe ngritje të cilësisë në të ardhmën, nëse bëhet një përpjekje serioze nga muzikantët dhe producentët vendorë. Shpresojme që ju pëlqen! 🙏
Show more...
5 years ago
1 hour 31 minutes 1 second

Shokët Bëjnë Muhabet
#13 - Elizabeth Gowing fol per pervojat e saja Kosovare dhe punen e saj me persona te margjinalizum
Në këtë epizodë, Elizabeth fol për qysh ka ndëgju për herë të parë për Kosovën dhe pse ka vendosë me ndejt këtu. Flet për librat e saj në lidhje me Kosovën, dhe si nëpërmjet joges i ka zbulu vendet e ndryshme në Kosovë, dhe në Travels in Blood and Honey tregon si është berë bletare në Kosovë. Pastaj ajo flet edhe për organizatën që e themeloj me burrin e saj ‘The Ideas Partnership’ dhe çfar lloj pune bën ajo. Elizabeth gjithashtu spjegon se si kuptoj ma shumë për zejën e filigranit duke e shkru librin e saj të fundit ‘Fija e Argjendit’ dhe si, duke e kuptu që ky zanat është në zhdukje e siper, ajo me organizaten e saj filloj një biznes ku punëson gra të margjinalizuara për me punu me filigran, në mënyrë që ta promovoj këtë zeje. Elizabeth e bën të kjarte edhe arsyen se pse personat e margjinalizuar duhet të rimëkëmbën dhe të bëhen qytetar të denjë të Kosovës, në mënyrë që minimalisht mos te jenë barrë për shtetin, por idealisht edhe të kontribuojnë në forcimin e shtetit tonë. Flasim edhe për randesinë e gjuhëve, dhe i të qenurit bilingual — që shumica e rinisë në Kosove janë — dhe si studime të shumta shkencore kan treguar se ditunia e dy apo më shumë gjuhëve ndikon në shfrytëzimim më adekuat të inteligjencës së njeriut. Shpresojme se ju pëlqen!
Show more...
5 years ago
1 hour 17 minutes 34 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#12 - Agon Maliqi flet për politikë, diskriminim, privilegj, dhe kapitalin social
Premiera e epizodes tonë të re po fillon. Kyquni tash për ta ndëgjuar! Kemi nderin të prezentojmë mysafirin tonë të rradhës: Agon Maliqin. Agoni është analist politik, aktivist, si dhe bashkëthemelues i blogut sbunker. Në këtë epizodë Agoni flet për fillimin e interesimit të tij për politikë, qysh gjenerata e tij ka qenë jashtë mase e preokupume me politikë në të 90-tat. Shkurtimisht folim për demokratizimin e More Honors (Nji mock klubit në univerzitetin Amerikan në Bullgari). Folim për diskriminimin gjinor dhe rajonal/provincial si pengesë në krijimin e nji metropoli të vërtetë në Prishtinë, si dhe për rolin e privilegjit dhe kapitalit social në shoqni. Gjithashtu prekim temat e sistemeve klienteliste dhe ndikimin e shtetit në jetën e qytetarëve në vendet më pak të zhvillume, si dhe normalizimin e krimit dhe formave tjera të analashkalimit të ligjit. Dhe perfundimisht flasim për arsyet e ngritjës së personaliteteve djathtiste në perëndim dhe për rëndësinë e fuqizimit të Kosovës në arenen ndërkombëtare, dhe në raport me Sërbinë.
Show more...
6 years ago
1 hour 23 minutes 1 second

Shokët Bëjnë Muhabet
#11 - Dukagjin Lipa flet për rockun e viteve të 80/90-ta dhe për Sunny Hill Foundation dhe Festival
Jemi shumë krenar ta prezantojmë mysafirin e rradhës: Dukagjin Lipa, muzikantin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë së marketingut Republika, dhe Sunny Hill Festival dhe Foundation, si dhe babi i superyllit botnor Dua Lipa. Në këtë epizodë Dugi flet për muzikën rock të viteve të 80-ta/90-ta, bendet e tij Horizonti dhe Oda, bashkimi i botës së muzikës dhe marketingut në rolin e tij në karierën e Dua Lipës, si dhe për fillet e Sunny Hill Foundation dhe Festival, dhe establimin e Akademisë së muzikës dhe artit në Pallatin e Rinisë bashkë me shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe organizatës BONEVET. Si gjithmonë e vlerësojmë shumë nëse e ndani këtë epizodë me shoqni më rrjete sociale apo edhe përmes muhabetit 🙂
Show more...
6 years ago
1 hour 23 minutes 48 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#10 - Hana Zeqa flet për kostume dhe integrimin e tyre me teknologji
Në këtë epizodë folëm me Hana Zeqa, e cila është kostumografe dhe fashion designer e specializuar në kostume për performancë dhe ato që e integrojnë teknologjinë në veshje (wearable fashion technology). Ajo ka studiu skenografi në Univerzitetin e Prishtinës, dhe studimet master i përfundoj në University of the Arts - London College of Fashion. Me Hanen flasim për të ardhmën e veshjeve, integrimin e tyre të mëtejshëm me teknologjinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë së prodhimit të veshjeve në këtë moment kritik të ndryshimeve klimatike globale. Hana gjithashtu është themeluese e studios për teknologji në veshje të quajtur 'Fight or Flight' e cila është e bazuar në Prishtinë. Punët e saj mund ti ndjekni këtu: Facebook: ____fightorflight Instagram: https://www.instagram.com/___fightorflight/ Websajt: http://www.fightorflightstudio.com/
Show more...
6 years ago
1 hour 41 minutes 18 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#9 - Zana Sokoli
Zana Sokoli është planere urbane dhe arkitekte e cila në kuadër të UN-Habitat në Kosovë përkrah komunat veriore të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të mirëfilltë të zonave urbane atje. Në emisionin tonë ajo do të flasë për punën e saj si planere urbane, jetën e mirëfilltë në qytete, dhe tema tjera për bashkëjetesën tonë në Kosovë.
Show more...
6 years ago
1 hour 43 minutes 4 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#8 - Armend Selimaj “Dunda” dhe Ylber Havolli “Beli”
Dunda dhe Beli janë garues të veturave dhe entuziastë të flaktë të automobilizmit. Në këtë epizodë ata flasin për skenën e garimit në Kosovë dhe për motorsportin Kosovar në përgjithësi.
Show more...
6 years ago
1 hour 1 minute 54 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#7 - Yll Rugova
Në këtë epizode në Shokët Bëjnë Muhabet flasim me Yll Rugoven për programin e Vetëvendosjes për qeverinë e ardhshme, propozimet për Prishtinën si shembull për qytetet tjera të Kosovës, replikimin e modelit të Sllovenisë në qeverisjen e tashme, dhe sfidat e pergjithshme që e presin Kosovën në katër vitet e ardhshme.
Show more...
6 years ago
1 hour 30 minutes 58 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
#6 - Rron Gjinovci

Rron Gjinovci është aktivist, veçanarisht në sferën e edukimit të larte. Ai është themelues i organizatës ORCA, dhe si mysafiri jonë i parë do të na tregojë per aktivizmin e tij, dhe si lidhet kjo me zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 6 Tetor 2019.  www.orca-ks.org

Show more...
6 years ago
1 hour 2 minutes 52 seconds

Shokët Bëjnë Muhabet
Podcasti nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme dhe shtjellojme tema aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.